Snooker & Bilardo

  • KREU
  • LAJME

    Read more +01 April 2025 By Snooker Albania in Lajme

    NJOFTIM: KAMPIONATI KOMBËTAR I SNOOKERIT – 6 RED & SHOOT OUT

    Read more +01 April 2025 By Snooker Albania in Lajme

    Njoftim: Kampionatin Kombetar e 23-te Individual te Bilardos, Disiplina 10-Gure

    Read more +21 January 2025 By Snooker Albania in Kampionat, Lajme

    Miratimi i Kalendarit te Aktiviteteve 2025

  • EVENTE
  • LIVE

    Rezultate Live

    Klikoni ketu per te pare rezultatet

    Tavolina 1

    Shikoni Videot

    Tavolina 2

    Shikoni Videot

  • TRAJNIM
  • KALENDARI
  • RRETH NESH
    • RRETH FSHBS
    • ANETARESIA E FEDERATES
    • STATUTI I FEDERATES
    • KESHILLI DREJTUES
    • RREGULLORET
  • GALERIA
  • KONTAKT

NJOFTIM ZYRTAR – ZBATIMI I DETYRIMEVE SIPAS STATUTIT TË FSHBS-së

by Snooker Albania / Thursday, 24 April 2025 / Published in Lajme

Të nderuar anëtarë dhe kandidatë për anëtarësim,

Në zbatim të politikave shtetërore në fushën e sportit dhe në përmbushje të kërkesave të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS), të riafirmuara me email-in datë 22.04.2025, si dhe në përputhje me Statutin dhe procedurat e brendshme të Federatës Shqiptare të Bilardos dhe Snookerit (FSHBS), ju rikujtojmë rëndësinë e respektimit të plotë të detyrimeve statutore që lidhen me statusin e anëtarësisë në federatë.

Afati i fundit për përmbushjen e këtyre detyrimeve është data 10.05.2025.

Kjo procedurë është detyrim ligjor dhe statutor, për të garantuar integritetin, transparencën dhe funksionimin korrekt të strukturës sonë federative.

Detyrimet përkatëse janë si më poshtë:

  1. Dorëzimi i dokumentacionit të përditësuar në sekretarinë e FSHBS-së:

Ky detyrim aplikohet për:

  • Çdo klub shumë-sportësh që është aktualisht anëtar provizor dhe kërkon të kalojë në anëtarësi me të drejta të plota;
  • Çdo klub shumë-sportësh apo shoqatë e re që dëshiron të anëtarësohet në FSHBS;
  • Çdo shoqatë anëtare ekzistuese që duhet të përditësojë dokumentacionin e saj.

Dokumentacioni sipas nenit 4 të Statutit përfshin:

  • Kopje të Vendimit të Gjykatës për regjistrimin si person juridik (sipas nenit 21 të Ligjit nr. 79/2017 “Për Sportin”, i ndryshuar);
  • Kopje të vlefshme të statuteve dhe rregulloreve të vërtetuara ligjërisht (nëse ka);
  • Deklaratë angazhimi për veprim në përputhje me statutin, rregulloret dhe vendimet e FSHBS-së, duke garantuar zbatimin e tyre nga të gjithë anëtarët, zyrtarët dhe lojtarët (nëse aplikohet);
  • Deklaratë për respektimin e Ligjeve të Lojës;
  • Deklaratë që vërteton regjistrimin dhe ekzistencën e selisë në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  • Deklaratë që garanton pavarësinë ligjore të strukturës nga ndikime të jashtme apo politike.

Dokumentacioni duhet të dorëzohet:

  • I skanuar në adresën e sekretarisë: info@fshbs.al;
  • Kopjet origjinale në adresën zyrtare të FSHBS.
  1. Pagesa e kuotizacionit vjetor për çdo sportist:
  • Shuma: 3,000 (tremijë) lekë;
  • Llogaria bankare:
    • Banka: CREDINS BANK
    • Titullari: FEDERATA SHQIPTARE E BILARDOS DHE SNOOKERIT
    • IBAN: AL67 2121 1009 0000 0000 0210 2593
  • Përshkrimi i pagesës: Pagese kuotazioni vjetor për lojtarin (Emër, Atësi, Mbiemër).

Kujdes!
Çdo lojtar që nuk kryen pagesën e kuotizacionit vjetor brenda datës 20.05.2025, NUK do të lejohet të marrë pjesë në Kampionatet Kombëtare.

  1. Zbatimi rigoroz i rregulloreve të FSHBS-së:
  • Të gjithë anëtarët janë të detyrueshëm të lexojnë dhe të zbatojnë me përpikmëri të gjitha rregulloret e publikuara në faqen zyrtare:

https://fshbs.al/rregulloret/

Ky njoftim është një thirrje zyrtare për përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe statutore që garantojnë funksionimin demokratik dhe transparent të federatës sonë. Mosrespektimi i këtyre afateve dhe detyrimeve do të çojë në pezullimin e të drejtave të anëtarësisë ose mospranimin në kampionatet zyrtare.

Me respekt,
Sekretariati i Përgjithshëm
FEDERATA SHQIPTARE E BILARDOS DHE SNOOKERIT

  • Tweet

About Snooker Albania

What you can read next

European Championship Group Stages Sofia
Final Cue Zone in Bulgaria
BRILLIANT BULCSU MAKES HISTORY FOR HUNGARY

You must be logged in to post a comment.

Search

Recent Posts

  • NJOFTIM: KAMPIONATI KOMBËTAR I SNOOKERIT – 6 RED & SHOOT OUT

    4 vëndet e para në kampionat do të marin pjesë ...
  • Njoftim: Kampionatin Kombetar e 23-te Individual te Bilardos, Disiplina 10-Gure

    Federata Shqiptare Bilardos dhe Snookerit organ...
  • Miratimi i Kalendarit te Aktiviteteve 2025

    Te dashur miq, Ju informojme se ne date 18.01.2...
  • Zhvillimi i mbledhjes se Keshillit Drejtues te FSHBS datë 18.01.2025

    Te dashur miq, Ju informojme se ne date 18.01.2...
  • Kampionati Kombëtar në Snooker

    Federata Shqiptare e Bilardos dhe Snookerit zhv...

Recent Comments

    Archives

    • April 2025
    • January 2025
    • November 2024
    • October 2024
    • September 2024
    • June 2024
    • April 2024
    • February 2024
    • November 2023
    • April 2023
    • April 2022
    • February 2022
    • July 2019
    • February 2019
    • October 2018
    • August 2018
    • May 2018
    • February 2018
    • February 2017
    • November 2016
    • February 2016

    Categories

    • Kampionat
    • Lajme

    Meta

    • Log in
    • Entries feed
    • Comments feed
    • WordPress.org
    • Ministria e Arsimit, Sportit
    • Ebsa.tv
    • World Snooker Federation
    • SIGAL UNIQA Group AUSTRIA

    © 2015. All rights reserved. Federata Shqiptare e Bilardos dhe Snookerit

    TOP