Në kuadër të hartimit dhe zbatimit të politikës shtetërore në fushën e sportit, bazuar në kërkesat e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Statutin dhe procedurat e brëndshme të FSHBS-së, ju njoftojmë që brenda dates 10.10.2024 duhet qe:
- cdo klub shumesportesh qe eshte anetar provizor i federates dhe deshiron te kaloje ne anetar me te drejta te plota
- cdo klub shumesportesh apo shoqata te reja qe deshirojne te anetaresohen dhe
- shoqatat anetare
te dorezojne ne sekretarine e FSHBS dokumentacionin e azhornuar sipas nenit 4 te statutit :
- Procedura për marrjen e të drejtës së anëtarit të FSHBS -së si dhe kriteret për të fituar këtë të drejtë janë si më poshtë:
- Një kopje e Vendimit te Gjykates se regjistrimit si person juridik ne perputhje me nenin 21 te ligjit nr.79/2017 “Per Sportin”, i ndryshuar,
- Një kopje të vlefshme të statuteve dhe rregulloreve të vërtetuara ligjërisht për zbatimin e statuteve të përmendura (nëse ka);
- Një deklaratë ku kandidati angazhohet se do të veprojë në përputhje me statutin, rregulloret dhe vendimet e FSHBS-së dhe të sigurojë që këto dokumente do të respektohen gjithashtu, nga anëtarët, klubet, zyrtarët dhe lojtarët e tij/saj (nëse është e zbatueshme);
- Një deklaratë ku kandidati angazhohet se do të veprojë në përputhje me Ligjet e Lojës në fuqi;
- Një deklaratë ku kandidati vërteton se është i regjistruar dhe ka selinë në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- Një deklaratë ku kandidati angazhohet se përbërja e tij ligjore garanton se ai mund të marrë vendime në mënyrë të pavarur nga ndonjë subjekt i jashtëm dhe të sigurojë që çështjet e tij të mos ndikohen në mënyrë të papërshtatshme nga ndonjë palë e tretë, në veçanti që ai është i pavarur nga çdo ndërhyrjeje apo ndikim politik i papërshtashëm;
Ky dokumentacion duhet te dergohet i skanuar ne adresen e sekretarise: info@snooker.al dhe kopjet origjinale ne adresen zyrtare te Federates.
Sekretariati i Pergjithshem
You must be logged in to post a comment.