Rregullat e Lojes
Seksioni 1- Paisjet
Snookeri profesional (kategoria 1) ka dimensione fushe (3569mm x 1778mm) me nje tolerance prej (+/- 13mm).
Vija ndarese e fushes (Baulk Line) eshte 737mm nga fundi I bilardos. “Zona D” eshte nje gjysem rreth me rreze 292mm.
Gurët duhet te kene nje diameter prej 52,5mm me nje telorance prej (+/- 0.05mm).
Gurët jane te njejte dhe ato mund te ndryshohen vetem nese lojtaret bien dakord me njeri-tjetrin dhe vendimit te gjygjtarit.
Steka duhet te jete me e gjate se 914mm dhe mund te perdoren shtesa steke te pranueshme nga gjygjtari.
Lartesi e fushes nga toka eshte 876mm.
Seksioni 2- Loja
Qëllimi i Lojes eshte te fusesh bilat duke respektuar rregullat dhe duke realizuar pike karshi kundershtarit.
Loja luhet me ndihmen e 15 bilave te kuq te cilet nuk kane numra (quhet të kuqët) dhe 6 bilave te tjere me ngjyra te cilët jane pa numra (quhen ngjyrat) dhe Coku.
Pikët per secilen ngjyre jane si me poshtë:
Menyra e vendosjes se bilave ne fushe eshte si me poshte:
Zhvillimi i Lojes
Loja fillon me cokun ne dorë. Lojtari qe fillon duhet ta vendose ne gjysëm rrethin ose sic quhet ndryshe D-Zone (sipas fotos mesiper). Ky rregull zbatohet edhe gjate lojes nese hyn coku ne grope apo del nga fusha.
Ne gjuajtjen e pare per hapjen e lojes duhet qe patjeter coku te rroke nje ngjyre te kuqe. Gjuajtja fillestare eshte mire te kryhet sipas figures 2 mesiper ne menyre qe guret e kuq te mos hapen shume dhe kundershtari te mos kete mundesi ti marre lehte. Nese lojtari/sulmuesi nuk merr asnje gur atehere ai largohet nga tavolina e snookerit, ulet ne karriken e tij ne menyre qe ti lere hapsire lojtarit tjeter qe te beje gjuajtjen e tij.
Nese merret nje gure me ngjyre ne vend qe te merret nje bil e kuqe, atehere quhet faull (gabim) dhe minimalja e pikeveqe i shtohet kundershtarit eshte 4pike, guri blu 5 pike, guri roze 6 pike dhe guri I zi 7 pike.
Gjuajtja quhet e rregullt nese coku nuk hyn ne grope apo del jashte fushe ose nje bile e kuqe futet brenda. Nese rradha eshte per bilat e kuqe, atehere nuk quhet faull nese lojtari merr 2 bila apo me shume te kuqe menjehere por sasia e pikeve qe merr lojtari eshte 1 pike panvaresisht nga numri I bilave te kuq qe ka futur me nje gjuatje ne grope. Nese rradha eshte per bilat e kuqe dhe lojtari merr nje bile me ngjyre ne ate goditje atehere quhet faull dhe sasia e pikeve qe I shtohen kundershtarit eshte (Minimalja 4 pike, guri blu 5 pike, guri roze 6 pike dhe guri I zi 7 pike).
Pas marrjes se nje guri te kuq vijohet me marrjen e nje guri me ngjyre e keshtu me rradhe derisa te mbarojne te gjithe guret e kuq. Sa here qe merret nje gur me ngjyre, albitri duhet ta vendose perseri ne fushe ne pozicionin e tij fillestar te vendosjes. Nese ai pozicion nuk eshte I lire atehere guri ne vendoset ne nje pozicion te lire te nje prej pozicioneve te ngjyrave te tjera me rend zbrites (nese guri roze nuk e ka pozicionin e lire atehere vendoset sipas kesaj rradhe “ne vendin e Bluse, kafit, jeshilit, verdhit dhe ne fund te te Ziut”.
Pas mbarimit te gureve te kuq, behet gjuatje tek nje nga guret me ngjyre ne fushe dhe nxjerrjes se atij guri ne pozicionin fillestar duke u bazuar ne rregullin e mesiperm. Pas asaj gjuajtje duhet te fillohet nga me I vogli tek me I madhi (I verdhi 2 pike, jeshili 3 pike, bojekafja 4 pike, blu 5 pike, roza 6 pike, i ziu 7 pike) dhe bilat nuk dalin me ne fushe nese realizohet nga lojtari . Loja perfundon pasi merret guri I fundit.
Fitues eshte lojtari qe ka piket me te larta. Nese ne fund te ndeshjet piket jane barazim, atehere guri I zi del ne pozicionin fillestar te tij, dhe lojtari qe ka marre per here te fundit gurin e zi vendos cokun ne gjysem rrethin dhe godet gurin e zi. Kush merr kete gur perfundon lojen. Nese sulmuesi ben faull atehere loja perfundon per kundershtarin.
Gabimet/Denimet
Aktet e mëposhtme janë gabime dhe pasojnë me një dënim:
Vlera e gurit nese: | (1) Gjuan perpara se arbitri te kete percaktuar gurin qe do e marresh. (2) Godet cokun me steke me shume se nje here. (3) Godet kur të dyja këmbët janë jashtë dyshemese. (4) Gjuan bilen perpara se kundershtari yt ka perfunduar gjuajtjen. (5) Nuk godet asnje nga bilat ne fushe. (6) Fut cokun ne grope. (7) Gjuan cokun me kërcim. (8) Luan me steke jo-standarde. (9) Ben debat me kundershtarin. | ||
---|---|---|---|
Vlera e gurit qe duhej te merrte apo e gurit qe mori, cilado te jete me e larte nga ato: | (1) Ben nje gjuatje kur nje nga bilat eshte ne levizje. (2) Gjuan perpara se albitri te kete percaktuar gurin qe do e marresh. (3) Merr nje gure i cili nuk kishte rradhen per te marre. (4) Godet me cok nje gure I cili nuk kishte rradhen per te marre. (5) Bën nje gjuajtje me shtytje. (6) Prek nje gur me steke/dore perpara se te besh goditjen. (7) Nxjerr nje gur jashte bilardos. | ||
Vlera e gurit ose vlerën më të lartë të dy gurëve | Vlera e gurit ose vlerën më të lartë të dy gureve qe godet menjehere (pervec rasteve kur rradhen e kane te kuqte dhe hyjne dy apo me shume te kuq menjehere) | ||
Shtatë pikë nëse sulmuesi: | (1) Nxjerr cokun jashtë bilardos për çdo qëllim. (2) Përdor ndonjë objekt per të matur boshllëqet ose distancat (psh. Vizore). (3) Bën gjuajtje te njëpasnjëshme tek te kuqtë (nëse merr një të kuq, godet perseri dhe merr nje gur te kuq dhe jo me ngjyre). (4) Përdor çdo gur tjetër përveç cokut per te goditur guret e tjere. (5) Nuk deklaron tek gjygjtari se cila do te merret. (6) Merr nje te kuq kur ka deklaruar se do marre nje gure me ngjyre. |